Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka komentoi publikimin e dosjes së antimafias italiane.

 

Gjatë një interviste në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Noka nuk kurseu akuzat dhe sulmet për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

 

Ai e quajti Veliajn çerrin e Ndranghetës.

 

“Dosja e bërë publike sot, ku rezultojnë 50 qytetarë italianë të implikuar dhe të arrestuar, tregon as më shumë dhe as më pak atë që PD ka thënë prej vitesh, që në Shqipëri, qeveria e Edi Ramës, qeveris së bashku me krimin e organizuar, që Bashkia e Tiranës është shndërruar në lavatriçe të parave të pista. Fakti që mafiozët e arrestuar flasin për sekserë që Bashka e Tiranës, i famshmi Niku, i dërgon mafies italiane, është ulëritës ky fakt. Është hera e dytë që kryebashkiaku i Tiranës bie në rrjetën e antimafias italiane. E mbani mend kompaninë e krijuar për pastrimin e qytetit, Eco Tirana, ku ishte aksioner një mafioz i Ndranghetas. Doli duke u përqafuar me mafiozin dhe i dha punë publike të bashkisë, kjo është hera e dytë. Kjo tregon që Erion Veliaj është shndërruar në çerrin e Ndranghetës në Shqipëri. Në Shqipëri 20% është standardi i Rilindjes për çdo para publike. Dosja e antimafias italiane e ka me zë e figurë që me mafiozët bisedojnë që për këto kulla ne do të na duhet 20%. Ata janë në kontakt me çdo ministër të Rilindjes. Bashkia e Tiranës, është peng i Ndranghetës, por edhe qeveria. Këto kulla janë para të mafies shqiptare dhe asaj ndërkombëtare që pastrohen në lavatriçen e pastrimit të parave që është Bashkia e Tiranës”, deklaroi Flamur Noka për “Vizion Plus”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *