Një zjarr i përmasave te medha shkrumboi një magazine ne Elbasan. Flaket  shpërthyen ne magazinën qe furnizonte dyqanet e shqitjes se lojërave dhe lendeve te tjera për ndërtimin.

 

Ne pak minuta zjarri u përhap ne te gjithë ambientin duke djegur materialet qe gjendeshin brenda saj. Fatmirësisht nuk pati te lënduar ne njerëz por demet llogariten te mëdha.

 

Zjarrfikësit shkuan ne vendin e ngjarjes për te bere normalizimin e situatës. Magazina qe ndodhet ne rrugën Emin Matraxhiu është ne pronësi te një 44-vjeçari. Ende nuk dihen shkaqet e rënies se zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *