E shtunë, 21 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:40 Në vijim ora 02:40: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Flakët rrafshojnë aeroportin e Bangladeshit, pezullohen të gjitha fluturimet

Bangladeshi është në gatishmëri të lartë, pasi një zjarr shpërtheu në zonën e ngarkesave të Aeroportit Ndërkombëtar Hazrat Shahjalal të Dakës dhe u përhap me shpejtësi në zona të mëdha.

Zjarri ka vazhduar për tre orë, duke pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet në aeroportin kryesor të vendit.

Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë tym të zi të dendur që ngrihet nga terminali i mallrave, duke mbuluar pjesën më të madhe të qiellit dhe duke krijuar një atmosferë mbytëse.

Sipas mediave lokale, disa zjarrfikës janë lënduar duke u përpjekur të përmbajnë flakët. Shkaqet e zjarrit të madh mbeten ende të panjohura, teksa hetimet janë aktive nga autoritetet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë