Subscribe

Gjatë orëve të fundit situate e zjarreve është renduar. Në të gjithë vendin 19 vatra kanë qenë aktive në qarqet: Tiranë, Dibër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër  e Fier. Në fshatin Kuç të Vorës, zjarri u riaktivizua serish në një zonë me shkurre por gjate se premtes flaket i janë afruar akoma me shume zonës se banuar. Forcat e ushtrisë dhe shërbimi zjarrfikës po përpiqen ta vene nen kontroll per te mos lejuar përhapjen.

 

Ndërkohe vazhdon operacioni për të shuarjen e flakëve në pyllin me shkurre dhe dushqe në afërsi të Tunelit të Krrabës, por dhe në Malin e Derjes në Shëngjergj. Situata alarmante u krijuar ne fshatin Corrush te Mallakastrës ku u dogjën disa shtëpi te pabanuara, ndërsa demet ne pyje dhe kullota jane te medha. Banoreve te nje lagjeje u është kërkuar te evakuohen.

 

Në Gjirokastër flakët kërcënojnë banesat e fshatrave te Dropullit. Edhe këtu sipas Shtabit te Emergjencave u është kërkuar banoreve te rrinë ne gatishmëri, per t’u evakuuar. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete, por nuk kanë mundur të veprojnë për shkak të terrenit të thyer.

 

Në Elbasan, zjarrfikësit dhe forcat ushtarake vijojnë përpjekjet për të shuar flakët në shkurre dhe pisha në fshatin Derstilë të Gjinarit. Probleme ka edhe ne Diber pas ne disa fshatrat te këtij qarku jane shkrumbuar dhjetëra hektarë me pyje.

 

Alarmante është situate në fshatin Madhesh dhe Troll të bashkisë Mat, ku flaket janë përhapur ne një perimetër rreth 10 km dhe po i afrohen Qafë Shtamës. Sipas Shtabit të Emergjencave ndërhyrja nga ajri eshte e domosdoshme. Ndërkohë ne Klos janë djegur disa hektarë pyje me pishe, bredh e ah. Vazhdojnë operacionet ne terren te mbështetura edhe nga helikopterët për të shuar zjarret e rëna në fshatrat Muzinë, Kardhikaq dhe Pecë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *