E mërkurë, 16 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Flakët e zjarrit përfshijnë malin e Karaburunit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin e Karaburunit mesditën e kësaj të enjteje.

 

Informacionet bëjnë me dije se flakët kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme kullote në këtë mal, ndërkohë që flakët rrezikojnë edhe pjesën e pyllit të Llogarasë nëse do të favorizohet nga era në drejtim të lindjes.

 

Ndërkohë në vendin  e ngjarjes kanë shkuar specialistët e zonave të mbrojtura të Vlorës, ndërsa zjarrfikësit e kanë të pamundur të shkojnë me automjete deri pranë vatrës së zjarrit për shkak të mungesës së rrugës.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video