Sa herë që Donald Trump mban ndonjë fjalim politik apo udhëton nëpër botë në kuadrin e vizitave presidenciale, të gjithë jemi sy e veshë për të ditur se cila do të jetë gafa e radhës, e destinuar si shumë të tjera për t’u kthyer në ‘’memen’’ e radhës, por kësaj here ka qenë një vogëlush 11-vjeçar, i quajtur Joshua Trump ai që ka bërë ‘’namin’’ në rrjete sociale.

 

Teksa presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës fliste për të vazhduar ndërtimin e murit ndarës SHBA-Meksikë dhe emigracionin e paligjshëm, Joshua duroi sa duroi dhe më pas mori një sy gjumë.

 

Ishte Melania Trump ajo që e zgjodhi ta kishte pranë vetes, por vogëlushin e zuri gjumi në aktivitetin e organizuar nga presidenca, çka bëri që pamjet të bëjnë xhiron e botës. Prindërit e Joshua-s thanë për WPVI-TV se shokët e klasës ushtronin bullizëm tek 11-vjeçari për shkak të mbiemrit të tij. Ata e quanin “idiot” dhe “budalla”. Familja e Joshua-s nuk ka lidhje me presidentin Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *