Subscribe

Finlanda mbështet plotësisht  çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian .

 

Ne konferencen e perbashket per shtyp ne Tirane me ministrin ne detyre per Europen, shefi i diplomacise Finlandeze theksoi se dy vendet e Ballkanit Perendimor kane hedhur hapa te rendesishem ne realizimin e reformave.

 

 

PEKKA HAAVISTO

 

MINISTER I JASHTEM I FINLANDES

 

Kemi nje projekt ambicioz dhe jemi mbeshtetes te forte te zgjerimit. Ballkani perendimor eshte ne qender te Europes. Duam qe Shqiperia dhe Maqedonia  e Veriut te nise bisedimet. Duam qe te merret me unanimitiet dhe jemi ne bisedime me vendet anetare, per sfidat e Shqiperise. Ju nxis te vazhdoni rrugen qe keni ndjekur deri tani. Ka disa shtete qe thone duhet te kemi parasysh edhe miratimin e disa vendeve anetare, por problemet e tyre te brendshme nuk kane pse ta pengojne Shqiperine.

 

Sipas Cakajt, Finlanda jo vetëm mbështet Shqipërinë në vendimin e 18 tetorit për negociatat por  eshte angazhuar edhe për të bindur vendet skeptike, pasi kryeson presidencën e këshillit të BE-së.

 

GENT CAKAJ

 

MINISTER NE DEYRE PER EUROPEN DHE PUNET E JASHTME

 

Finlanda konfirmon mbeshtetjen e saj per hapjen e negociatave dhe per te punuar per te mindur vendet skeptike. Disa vende skeptike kane kerkuar shkeputjen e Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut, nje proces i tille nuk eshte ne axhende.

  1. Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut jane trajtuar me te njejtin kriter,

  2. Vleresim pozitiv per te dy vendet

  3. Vonesa ka sjell vendimin e tetorit rrugetim te perbashket.

 

 

Ministri i jashtëm finlandez deklaroi se kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman janë të njëjtat kushtet per te cilat flitet vazhdimisht në Bashkimin Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *