Finish spektakolar i formula “E”

Lucas Di Grasi është kampioni i botës ne formula E. Në sezonin e trete te kampionatit botëror të makinave elektrike, që realizohet nga federata ndërkombëtare e automobilizmit, braziliani Lucas Di Grasi ka mundur të thyeje dominimin e zviceranit Sebastian Buemi, i cili ishte kampion në fuqi dhe për më tepër dy gara para fundit shihej si superfavotrit për të fituar një tjetër titull meqenëse kishte 10 pikë më shumë se Lucas Di Grasi. Por dy garat e fundit që u zhvilluan në Montreal bënë diferencën.
Në garën e parë të shtunën Lukas Di Grasi i Skuaderise Abt Schafler Audi Sport mori nje fitore te madhe, vlera e se ciles u shtua pasi Buemi megjithëse doli i 4, iu hoqen piket pasi Skuadferia Renault Dams beri nje gabim me peshën e makinës duke shtuar 4 kg. Kjo gjë ia bëri më të lehte çështjen e titullit Lukas Di Grasit i cili në garën e fundit të zhvilluar po në Montreal të dielën pasdite me orën lokale dhe në mbrëmje vonë me orën tone, u mjaftua vetëm me vendin e 7, aq më tepër që Sebastian Buemi qëndroi jashtë zonës së pikëve, ne vendin e 11, pasi që në start makina e tij u godit nga pas nga Feliks Da Costa, duke detyruar zviceranin të futej shpejt në bokse e duke humbur kështu shansin për të luftuar për vendin e parë që mund t’i jepte shpresa për titullin. Në përfundim të botërorit Lukas Di Grasi grumbulloi 181 pikë, Buemi 157 dhe në vendin e trete u rendit suedezi Rosenqvist me 127 pikë.
Megjithëse nuk mundi dot t’i japë pilotit të saj titullin e dytë radhazi, Skuderia Renault Dams mund të ngushëllohet me titullin për konstruktorë, i treti radhazi. Vlen të theksohet që gara e fundit e zhvilluar në Montreal në formula E u fitua në francezi Jean Erick Vergne, i cili la pas Rosenqvist dhe Lopez. Kampionati formula E, i makinave elektrike, garat e së cilës zhvillohen në pista të improvizuara të rrugëve te qyteteve më të mëdha të botës, u transmetua për edicionin e dytë radhazi ekskluzivisht në Tring, një kampionat që sa vjen e tërheq më shumë interes për tifozët për nga niveli i spektaklit dhe emocioneve që ofron.




