Subscribe

OSBE organizoi këtë të martë tryezën e dytë në nivel teknik për reformën zgjedhore ku u diskutua mbi financimin e partive politike gjatë fushatave.

 

Në këtë tryezë morën pjesë dhe përfaqësuesit e opozitës jo parlamentare të cilët bënë propozimet e tyre. Përfaqësuesi i PD-së në tryezën e OSBE-së për reformën zgjedhore Ivi Kaso propozoi financim 100% të partive politike nga buxheti I shtetit. Kërkesë kjo që hasi kundërshtinë e ndërkomëbtarëve por jo të PS sipas Ivi Kasos.

 

“Nuk është se ka shprehur ndonjë qëndrim të qartë. Fjala e mbajtur nga përfaqësuesja e shumicës, Gjylameti nuk e preku cështjen e financimit si duhet të ishte dhe nuk pati ndonjë reagim ndaj propozimit tonë. Nuk vërejta ndonjë mbyllje nga PS-ja.”

 

Për Ivi Kason, PD është e hapur që të presë edhe propzoime të tjera në lidhje me çështjen e financimit, duke iu referuar këtu qëndrimit të LSI që kërkon financim miks për partitë.

 

“Është edhe diskutim i brendshëm dhe qëndrim që kemi shprehur sot, që e rëndësishme është që të kufizohet dhe monitorohet. Propozimi ynë është drastik. Për sensibilitetin e aleatëve jemi shprehur gati për të diskutuar edhe formula të tjera, por qëllimi është të shkojmë drejt financimit 100% publik.”

 

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD theksoi gjithashtu se PD do t’u përgjigjet pozitivisht të gjitha ftesave të OSBE për diskutimet mbi reformën zgjedhore.

 

“Opozita i përgjigjet pozitivisht cdo ftese të partnerëve për të marrë pjesë në një tryezë që synon të japë zgjidhje të vërteta. Financimi i partive kërkon kontributin e të gjitha palëve. Propozimet janë detajuar edhe në nivel teknik dhe së shpejti nga ekspertët e opozitës së bashkuar në funksion të punës që mblidhen në selinë e PD do të materializohen me një draft konkret. Ekspertët ndërkombëtarë kanë ilustruar këndvështrimet e tyre me pikat e dobëta që lidheshin me financimin dhe që duhet të adresoheshin. Nuk ka pasur asnjë mbyllje të tyre për 100% të financimit publik. I takon klasës politike që të miratohet dhe zbatohet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *