E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Finalja e superkupës së Europës/ Reali i Madridit përballet sot me Eintracht Frankfurt

Real Madrit dhe Eintracht Frankfurti do të përballet mbrëmjen e kësaj të mërkure në finale e superkupës së Europës.

 

Madrilenët do të synojnë ta nisin sezonin me një trofe të ri edhe pse vijnë  në  këtë ndeshje si fitues të Ligës së Kampionëve ku do të kenë përballë kampionët e  Ligës së Evropës.

 

Reklamë

Për këtë ndeshje, Los Blancos do t’i ketë të gjithë lojtarë në dispozicion, ndërsa nga ana tjetër Eintrachti vuan mungesën e 2 lojtarëve të cilët janë të dëmtuar.

 

Kjo do të jetë ndeshja e parë në një kompeticion evropian midis këtyre dy skuadrave që nga viti 1960, ku spanjollët triumfuan me rezultat të thellë 7 me 3 në finalen e Kupës së Evropës.

 

Të dyja kampet janë deklaruar se janë shumë të përgatitur për këtë takim, që do të luhet sot në orën 21:00 në stadiumin “Helsinki Olympic”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë