Subscribe

Mbrëmja gala e spektakli më të madh i bukurisë, “Miss Universe Albania & Kosovo 2023” do të vijë sonte live nga Pallati i Kongreseve në ekranin e Vizion Plus.

 

Nën moderimin e Teni Vllacaj dhe Miss Kosova 2019, Eriona Sejdiu, kjo natë finale rezervon shumë surpriza dhe të ftuar specialë si Mc Kresha, Lyrical Son, Marsela Çibukaj e plot emra të tjerë.

 

Ashtu si e do tradita e këtij spektakli, 24 pjesëmarrëset do të sfilojnë përpara një jurie të përbërë nga Armina Mevlani, Inger Skura,Skerdi Faria, Cindy Mrina etj dhe do të njihen edhe me çmimet kryesore, ndër të cilat do të rrëmbehen dhe kurorat për dy më të bukurat e Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Në këtë mbrëmje magjike do të nderohen me çmime edhe disa prej ikonave të missit ndër vite.

 

Nën ethet e garës dhe emocionet e skenës, vajzat konkurrente e shohin këtë eksperiencë si më të veçantën.

 

Më e bukura e Shqipërisë dhe Kosovës që do të jetë fituese, do të dërgohet për të përfaqësuar zyrtarisht bukurinë shqiptare në sytë e të gjithë botës.

 

“Miss Universe Albania & Kosovo” rezervon një puntatë plot surpriza, të ftuar special dhe argëtim, ndaj për të mos e humbur këtë natë magjike, ju lë takim sonte në mbrëmje në orën 21.00 në ekranin e televizionit “Vizion Plus”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *