Subscribe

Finalja e edicionit të parë të Ligës së Konferencave do të zhvillohet në stadiumin kombëtar në Tiranë në vitin 2022. Një arritje historike kjo për vendin tonë që pret një kombeticion kaq të rëndësishëm nga Uefa.

 

Presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit Armand Duka sqaroi dhe procedurat që do të ndiqen.

 

ARMAND DUKA

PRESIDENT I FSHF-SË

“UEFA është institucioni më i mirëorganizuar që ka Europa. Të gjithë anëtarët kanë ndjenjë të zhvilluar solidaritetit dhe duan të promovojnë lojën në çdo cep, për ta promovuar edhe Shqipërinë. Është më shumë një solidaritet dhe një besim që na e bën të mundur organizimin e ndeshjeve të tilla. Që prej ndërtimit të stadiumit ka qenë objektiv të sjellim një finale. Kemi mundësi të arrijmë shumë gjëra, kemi mundësi të shijojmë sërish Europian dhe po ashtu edhe klubet. Që të kemi nivele më të mira nga klubet, duhet një shtysë që e ka në dorë qeveria”.

 

Përveç temës së finales, Duka u ndal dhe tek kërkesat e klubeve drejtuar qeverisë për të cilat ende nuk ka një zgjidhje

 

ARMAND DUKA

”Unë personalisht nuk kam qenë për bojkot dhe nuk jam as në të ardhmen. Duhet të sensibilizojmë të bëjnë detyrën e tyre. Loja e futbollit nuk kërkon lëmoshë, por të bëjnë detyrën për atë që i kemi zgjedhur. Sporti, është kohë e vështirë, por e duam sportin dhe nuk është vetëm pasion por është shëndet dhe është nga degët e ekonomisë që mund të japë te shteti. Ajo që kërkojmë nuk do të thotë se ne do na çojnë në nivel maksimal menjëherë, por do të sigurojnë një mbijetesë dhe një të ardhme më të mirë dhe në zhvillime të tjera”.

 

Liga e Konferenca është kompeticioni i tretë për nga rëndësia në futbollin Evropian pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës . Ndërsa do të marrin pjesë 3 skuadra shqiptare  nga 146 ekipe europiane në total.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *