E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Finalja e Kupës, Gjoka: Kukësi do fitojë, Tirana meriton respekt

Një ditë para sfidës finale me Tiranen për kupën e Shqiperisë ka dalë në një konferencë për shtyp tekniku i Kukësit, Ernest Gjoka.

 

Të grumbulluar prej dy ditësh në qytetin e Elbasanit, Gjoka pohoi se ndonëse Kukësi ka bërë një kampionat me shumë probleme, ia arriti të realizojë një nga objektivat, siç është pjesëmarrja në Europë.

 

Reklamë

Sa i përket kupës, shpreson që ta fitojë, ndonëse nuk harron të vlerësojë kundërshtarin, si një ekip që meriton respekt dhe me traditë në futbollin.

 

Tekniku i verilindorëve u shpreh edhe për zërat e merkatos së pankinës në kampin kuksian, ku pohoi se nuk shqetësohet, sepse e tillë është puna e trajnerit dhe se ka marrë garanci nga presidenti Gjici.

 

Finalja e kupës do të luhet ditën e dielë në “Elbasan Arena” në orën 19:00, ku pritet edhe një prezencë e kënaqshme e tifozeve te dy ekipeve

Vazhdo të lexosh

Reklamë