Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 June 2026
Vizion fokus

Emigrantët “përplasin” Spanjën dhe Italinë

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Belgjika importon më shumë gaz rus sesa para luftës...

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet në liqenin...

Dita e 20-të e protestës, qytetarët sërish në shesh

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një armëpushim

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre të plagosur

Irani kërkon 48 orë paraprakisht për anijet që kalojnë...

Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën 35-vjeçari

Finalja e Conference League në Tiranë/ Ja si mund të pajiseni me bileta

27 Prill 19:04

Tashmë, kur kanë mbetur vetëm 28 ditë nga finalja e madhe dhe historike e UEFA Conference League, që do të zhvillohet në Tiranë, interesi për të qenë të pranishëm dhe për të ndjekur “live” në stadium këtë ndeshje shtohet dita-ditës.

 

Prej disa javësh, UEFA ka njoftuar të gjithë tifozët e futbollit në të gjithë botën se është hapur procesi i shitjes së biletave të finales historike të Conference League, që do të luhet më 25 maj 2022 në stadiumin “Air Albania”.

 

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndjekin këtë ndeshje në stadium mund të pajisen me një biletë vetëm përmes një procesi që kryhet online, duke u regjistruar në linkun https://europaconferenceleague-sales.tickets.uefa.com/.

 

Në një intervistë për RTSH, drejtori i Departamentit të Marketingut në FSHF, Gazmend Malo shpjegon procedurën hap pas hapi se si duhet të aplikojnë të gjithë të interesuarit. “Linku është aktiv në faqen e UEFA-s prej disa ditësh dhe ne e kemi bërë publike që prej ditës së parë edhe në faqen tonë zyrtare fshf.org. Ndër lajmet e fundit është edhe lajmi që përmban të dhënat se si të aksesojmë në sistemin e UEFA-s. Klikohet mbi link, duke u futur kështu në faqen e UEFA-s për këtë aplikim. Nëse jemi përdorues të regjistruar më parë, mund të aksesojmë duke përsëritur të dhënat tona, ose nëse nuk jemi të regjistruar, vetë faqja të jep opsionin që të krijosh një llogari të re.

 

Vendos e-mail-in, më pas password-in (që nuk është password i e-mail-it, por password për këtë llogari) dhe më pas të dhëna të tjera bazike që janë emër, mbiemër, gjini, datëlindje. Pasi bëjmë këtë, në adresën e e-mailit që ne kemi dhënë, do të na vijë një e-mail nga UEFA që kërkon konfirmimin aktiv. Procedura në parim si hap i parë quhet i plotësuar dhe pastaj na komunikohet që do të na kontaktojnë së shpejti me hapjen e procesit të biletave” – sqaron ai.

 

Në intervistën për RTSH, Malo flet edhe për ndarjen e biletave për këtë ndeshje si edhe thekson se biletat do të jenë nominative. “E gjithë sasia e disponueshme është e ndarë në tre kategori të përgjithshme. Kuotat e paracaktuara për ekipet finaliste, ku secili prej klubeve do të ketë në dispozicion rreth 4000 bileta secili. Sasia e dytë është ajo e publikut të përgjithshëm (pajisen me bileta të gjithë njerëzit që kryejnë procedurën e sipërpërmendur), ku janë në dispozicion rreth 8000 bileta dhe më pas pjesa tjetër i përket UEFA-s, që e menaxhon në nivel protokollar.

 

Do t’i jepet prioritet aplikimeve që vijnë nga Shqipëria. Në momentin që flasim, aplikimet kanë tejkaluar biletat e disponueshme dhe janë diku te 6000 aplikime deri tani, që duke i llogaritur me x4 bileta secili, janë 24.000 bileta në momentin që flasim për 8000 vende. Çdo biletë është nominative dhe do të ketë kontroll rigoroz në hyrje të stadiumit, që mos të futen persona të tjerë” – thotë Gazmend Malo për Radio Televizionin Shqiptar.

Posted Under:
Kryesoret Sport Vendi
Tagged:
Bileta Conference League Informacion ndeshje

Nga e njëjta kategori

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

më shumë...

Fitorja, debatet, hatërmbetjet dhe gjithçka tjetër diskutohet sonte! Nis POST FERMA VIP në Vizion Plus

më shumë...

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet në liqenin e Viroit (EMRI)

më shumë...

Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën 35-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:23

A i ka propozuar Adioni-Olës? Ish-fermerët “flasin...

10:58

“Ishte surprizë”/ Opinionistët analizojnë rrugëtimin e Mimoza...

10:35

“Je kapur pas fustanit…”/ A ndikoi Iliri...

9:53

Emigrantët “përplasin” Spanjën dhe Italinë

9:36

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën,...

9:28

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët...

9:19

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen...

9:10

Radhë kilometrike në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin...

9:01

Fitorja, debatet, hatërmbetjet dhe gjithçka tjetër diskutohet...

8:48

Pse e verdha e vezës së zier...

8:30

Belgjika importon më shumë gaz rus sesa...

7:26

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet...

7:18

Dita e 20-të e protestës, qytetarët sërish...

6:53

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

6:36

Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një...

6:19

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre...

6:19

Irani kërkon 48 orë paraprakisht për anijet...

6:12

Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën...

5:52

Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë, mbi...

5:49

Peskov: Ukraina drejt një situate “katastrofike”!

Më të klikuarat

  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • Dy vajzat e mitura u mbytën në plazhin e Tales, reagon polic...
  • Vrasja e Eglant Koçit! Familjarët hapin dyert e mortit, Arma...
  • Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy vajza 9 dhe 11 vjeç...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.