E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Finalja e Champions League/ Vizion Plus sjell detajet e fundit para finales së madhe mes Inter dhe PSG

Vetëm 24 orë na ndajnë nga superndeshja e sezonit futbollistik të Europës, finalja e Champions League mes Interit dhe PSG, e cila do të transmetohet në ekranin kampion mbrëmjen e nesërme në orën 21:00, në Vizion Plus dhe në platformën Tring.

Gazetari i Vizion Plus, Ervin Sina, i cili ndodhet në “Allian Arena” të Munchen, aty ku do të zhvillohet supersfida e vitit, ka sjellë pamje ekskluzive nga stërvitja e fundit e francezëve të PSG, të cilët po bëjnë përgatitjet për të qenë gati në finalen e madhe.

Reklamë

Ndërkohë që vetëm pak minuta para tyre është larguar nga stadiumi gjerman italianët e Interit.

Ju kujtojmë që e shtuna do të jetë një ditë feste në Vizion Plus dhe Tring, ku do të ketë dejate LIVE nga Mynchen por dhe nga Tirana nga “Arena Center” aty ku do të mblidhen tifozët e PSG dhe Inter për të ndejkur LIVE në ekranin e kampion të Shqipërisë, Vizion Plus, finalen e madhe të Champions League për sezonin 2024-2025.

Vazhdo të lexosh

Reklamë