7 shtetas shqiptar dhe të huaj janë arrestuar gjatë zhvillimit të operacionit ndërkombëtar të koduar “SEE JAD”, i përqendruar në kontrollet kufitare ne vendin tonë. Ndërsa 8 shtetas të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

 

Gjatë këtij plani operacional në Shqipëri, janë kontrolluar 2422 persona, 2032 automjete, 126 ambiente të ndryshme dhe 90 pako postare.

 

Po ashtu, u sekuestruan 6 armë zjarri, nga të cilat 2 armë gjahu, 1 automatik, 3 pistoleta dhe 117 municione të ndryshme të armëve të zjarrit.

 

Në njoftimin e policisë thuhet se në kuadër të këtij operacioni u kapën edhe 2 persona në kërkim, njëri ishte dënuar me 10 vjet burgim për trafikim të narkotikëve, një në kërkim ndërkombëtar, i shpallur në kërkim nga Kroacia, i dënuar 7 vjet e 7 muaj burgim për pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

 

Po gjatë operacionit në pikat e kalimit iu është refuzuar hyrja në territorin e vendit tonë, 14 shtetasve të huaj, pasi nuk plotësonin kushtet.

 

“Nga patrullat kufitare në Kapshticë dhe Kakavijë, në bashkëpunim edhe me FRONTEX-in, janë kapur 411 emigrantë të parregullt të kombësive të ndryshme, si dhe janë bllokuar në kufi 2 pasaporta të vjedhura. Ndërsa në rang ndërkombëtar hetuesit sekuestruan 51 armë të llojeve të ndryshme dhe 47 kilogramë drogë e llojeve të ndryshme. Në këtë operacion u përfshinë 8838 oficerë të Policisë, të rojës bregdetare, kufitare tokësore, detare dhe ajrore dhe agjentë doganorë. Gjithashtu u sekuestruan një sasi në paund, lëndë narkotike cannabis dhe një sasi e vogël kokaine.”

 

Në këtë operacion katërditor morën pjesë 34 vende, ndërmjet tyre dhe Shqipëria, agjencitë e BE-së si Europol, Eurojust, Frontex dhe partnerët ndërkombëtarë dhe institucionalë si INTERPOL, UNODC, PCC-SEE, CCËP, IPA/2019 kundër luftës ndaj krimit të rëndë dhe të organizuar në Ballkanin Perëndimor, SEESAC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *