Në kuadër të një operacioni të koordinuar nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Elbasan, janë arrestuar tre shtetas të shpallur në kërkim. Operacioni, i koduar “Catch”, ka përfunduar me sukses, ku janë kapur:
Xh. Gj., 45 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kryer në bashkëpunim (mbeten pa vuajtur 4 vjet e 7 muaj burgim).
F. B., 26 vjeç, banues në Cërrik, i dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kryer në bashkëpunim (mbeten pa vuajtur 1 vit e 8 muaj burgim).
A. Ll., 33 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar me 6 muaj burgim për moskallëzimin e krimit.





