E shtunë, 19 Shtator 2026 Mes'drite deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “SEVEN”

Ilustrim · Vizion Plus

Specialistët e seksionit kundër narkotikëve në drejtorinë e policisë Vlorë së bashku me grupin e FNSH-së Fier, kanë finalizuar  operacionin antidrogë të koduar ”Seven”, ku si rezultat janë sekuestruar 155 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe janë arrestuar në flagrancë 7 persona.

 

Në fshatin Velç, në banesën e Tomorr Karçanajt, janë gjetur dhe sekuestruar nga policia 100 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në formë pluhuri e cila shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate.

 

Gjithashtu në fshatin Vllahinë, në makinën e Aleksandër Karçanajt, është konstatuar një tjetër sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë 55 kg edhe kjo në formë pluhuri. Dy te arrestuarit do te përballen me akuzën e trafikimit te lendeve narkotike.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh