Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ftoi kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjën që të marrë pjesë të enjten në konferencën e radhës që do të mbajë Presidenti Ilir Meta. Përmes një postimi në “Facebook”, Blushi deklaroi se deri në 2 mars edhe vetë Manja do të bashkohet me aksionin e Metës. Ai i përmend edhe dosjen “184” të blerjes së votës.

 

“Ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformën në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot. Me qetësi dhe drejtësi! Deri në 2 mars jemi të bindur se do bashkohesh me mbarë popullin kundër grushtit të shtetit. Se faktet e reja tronditëse do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184. Presidenti të pret nesër në Presidencë, t’i dëgjojë këshillat e tua nga afër. Ai do të trajtojë me më shumë përulësi, se sa e trajtove ti në Komisionin Parlamentar. Të presim!”

 

 

Ulsi Manja ka deklaruar se Presidenti është i detyruar t’i bindet Kushtetutës dhe ligjeve të vendit dhe e ka cilësuar absurd kërcënimin për shpërndarje Parlamenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *