E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Filmoi me dron shtëpinë e presidentit maqedonas, në pranga agjenti slloven

Një agjent slloven i shërbimit të sigurisë ka filmuar me dron shtëpinë e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në qytetin e Ohrit.

 

Slloveni është prezantuar si agjent i shërbimit intelegjent të Sllovenisë dhe ka treguar se është zyrtar i NATO-s.

 

Reklamë

Ai i ka thënë policisë se është nga misioni i NATO-s në Napoli dhe se lidhur me dronin, ka qenë duke luajtur me djalin e tij.

 

Policia e Maqedonisë ka sekuestruar dronin pas dyshimeve për spiunazh, si dhe ka njoftuar ministrinë e Punëve të Brendshme të Sllovenisë, të cilët në një përgjigje kanë bërë me dije se qytetari i tyre nuk ka asnjë mision të fshehtë në Maqedoni.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë