Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 June 2026
Vizion fokus

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe mbi 50...

E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli...

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me...

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe goditi anije...

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim,...

Marijuanë, kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në Itali! Në...

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri i viktimave,...

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja flet për...

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë të Pekinit...

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon koordinim me...

Fillimisht u raportua se ranë nga shkëmbi/ Policia “përmbys” deklaratën paraprake, të miturit në Himarë u përplasën me Jet Ski

15 Gusht 22:12

Policia ka “përmbysur” deklaratën paraprake, për dëmtimin e dy të miturve në Himarë. Në një njoftim të parë për mediat, policia bëri me dije se dy të miturit, të moshave 16 dhe 17 vjeç ishin dhehur nga shkëmbi në det.

 

Sipas bluve, 16 vjeçari banues në Tiranë, kur është hedhur në det, ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, për shkak se ka rënë afër shkëmbit. Më pas, është hedhur edhe shoku i tij për ta ndihmuar dhe është dëmtuar edhe ai.

 

Por më pas, policia në një njoftim të dytë bën me dije se të miturit janë përplasur me Jet Ski. Për këtë, 17-vjeçari është proceduar penalisht, së bashku me pronarin që kishte Jet Ski.

 

Në deklaratën e saj, policia thotë se për njoftimin e parë është bazuar në deklaratën e rreme që kanë dhënë dy shokët e të miturve, por më pas, gjatë hetimeve, kanë deklaruar të vërteten.

 

 

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur sot, në Llaman, ku aksidentalisht u dëmtua rëndë shtetasi K. Xh., 16 vjeç, nga Tirana dhe u dëmtua lehtë shoku i tij shtetasi D. K., 17 vjeç, po nga Tirana, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për  shtetasin U. K., 17 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.

 

Procedimi penal ka nisur edhe për shtetasin R. P., 56 vjeç, pronari i mjeteve lundruese Jet Ski, për veprën penale “Shkelja e rregullave teknike në punë”.

 

Gjithashtu, operatorit turistik me administrator shtetasin R. P., nga ana e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë i janë bllokuar menjëherë të gjitha mjetet lundruese Jet Ski.  

 

Për arsye sigurie i është bërë pezullimi i aktivitetit me mjetet lundruese.

 

Nga hetimet ka rezultuar se:

 

Në Llaman, shtetasit K. Xh. dhe D. K., së bashku me shtetasit U. K. dhe R. P., 17 vjeç, nga Tirana (të katërt shokë me njëri-tjetrin) janë futur në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski.

 

Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i njërit mjet Jet Ski, shtetasi K. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi D. K.

Shtetasi K. Xh., u transportua në Tiranë,  për ndihmë mjekësore më të specializuar.

 

Fillimisht, shtetasit U. K. dhe R. P., si pasojë e tronditjes, kanë dhënë dëshmi të rreme duke thënë se dy shokët e tyre u dëmtuan pasi u hodhën nga shkëmbi në det, por më pas, gjatë hetimeve, kanë deklaruar të vërteten.

 

Të gjitha veprimet hetimore në lidhje me këtë ngjarje janë drejtuar nga prokurori dhe po në drejtimin e tij vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Himare jet ski policia

Nga e njëjta kategori

Foto ilustruese

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me kallashnikov

më shumë...

Policia e Shtetit shpëton dy turiste holandeze që kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit

më shumë...

Dita e 27-të e protestës në Tiranë, vijojnë thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Rama

më shumë...

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim, por projekt rigjenerimi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:26

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe...

9:57

E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk...

Foto ilustruese
9:13

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari...

9:03

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

9:00

Policia e Shtetit shpëton dy turiste holandeze...

8:20

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe...

8:08

Dita e 27-të e protestës në Tiranë,...

7:58

AAK ndihmë me kushte Albin Kurtit, mirëpritet...

7:30

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës:...

7:29

Tensioni i lartë i gjakut? Kardiologët rekomandojnë...

7:16

Marijuanë, kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në...

6:49

Kosovë/ KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të...

6:09

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri...

5:20

Dyndja drejt Juglindjes “paralizon” qarkullimin, radhë kilometrike...

4:40

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja...

4:26

Qeveria miraton 300 kredi të buta për...

4:20

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë...

3:42

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon...

3:09

Tërmet i fortë godet një ishull jugor...

3:07

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe...

Më të klikuarat

  • Foto ilustruese Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me kallashnik...
  • Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe katër nipë...
  • E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli të mbijetonte, n...
  • Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim, po...
  • Qeveria miraton 300 kredi të buta për administratën, nga 1 k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.