E premte, 18 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Filipine, Duterte vazhdon luftën me përdoruesit e drogës

Ilustrim · Vizion Plus

Policia e Filipineve ka vrarë të paktën 32 persona dhe ka burgosur më shumë se 100 të tjerë, gjatë një operacioni antidrogë.

 

Të vrarët janë të dyshuar si shitës droge dhe nuk i janë bindur urdhrit të policisë. Mendohet se ky është numri më i lartë i vdekjeve brenda një nate. Sulmi u realizua në veri të kryeqytetit Manila.

 

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte i shpalli luftë përdoruesve të drogës që refuzojnë të dorëzohen rreth një vit më parë. Sipas tij, duke i shpallur luftë trafikanteve, në vend do të zhduket tregtia e paligjshme e kanabisit.

 

Deri më tani policia ka vrarë më shumë se 3400 persona. Por fushata për zhdukjen e tregtisë së drogës ka shkaktuar reagime të ashpra tek ndërkombëtarët. Madje, Duterte ka ofenduar ish-presidentin e SHBA-ve Barack Obamën, për shkak të kritikave të tij për ekzekutimet ne rrugë.

 

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka thënë më parë se lufta kundër drogës do të vazhdojë deri në zhdukjen e përdoruesve dhe shitësve të narkotikëve.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh