Filipine, do të arrestohen përdoruesit e cigareve elektronike

Presidenti Rodrigo Duterte ka deklaruar se tashmë në Filipine do të ndalohet përdorimi dhe importimi i cigareve elektronike dhe se do të arrestohen përdoruesit e tyre.
Presidenti Duterte vendimin e bëri të ditur gjatë një konference për mediat, pasi u pyet për një raport të Departamentit të Shëndetësisë që konfirmon rastin e parë të dëmtimit të mushkërive, që lidhet me cigaret elektronike.
“Unë do ta ndaloj atë. Përdorimin dhe importin. E dini pse? Sepse është toksike dhe qeveria ka fuqinë të nxjerrë masa, për të mbrojtur shëndetin publik dhe interesin publik”.
Ai gjithashtu udhëzoi institucionet për zbatimin e ligjit që të arrestojnë këdo që kapet duke konsumuar cigare elektronike në publik. Duterte, 74 vjeç, ishte dikur një duhanpirës kronik, por ndaloi konsumimin kur u diagnostikua me një sëmundje, e cila mund të shkaktojë bllokime në enët e gjakut.
Industria e cigareve elektronike ka shënuar një rritje të shpejtë, mirëpo është përballur me një reagim në rritje të publikut për shqetësimet e përdorimit nga të rinjtë. India, e cila ka popullsinë e dytë më të madhe të duhanpirësve të rritur në botë, ndaloi shitjen e cigareve elektronike në shtator, pasi paralajmëroi një “epidemi” të konsumimit midis të rinjve.
Në vitin 2018 tregu global i cigareve elektronike ishte në vlerë 15.7 miliardë dollarë. Parashikohet që në vitin 2023 kjo shumë të arrijë në 40 miliardë dollarë.Vizë fejese apo martese? Ambasada amerikane gati për këshilla për çiftet shqiptare




