E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

FIFA nuk pezullon Xhakën dhe Shaqirin

Futbollistet shqiptare te Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri nuk do te mungojnë ne dy ndeshjet e ardhshme te botërorit. Ky është vendimi i FIFA-s pas hetimit te zhvilluar ndaj lojtareve qe festuan me shenjen e shqiponjës ne fitoren 2 me 1 ndaj Serbisë.

 

Por Shaqiri dhe Xhaka janë gjobitur me nga 10 mije franga zvicerane. FIFA ka vendosur gjithashtu te ndëshkojë edhe kapitenin e Zvicrës, Stefan Lishtainer, i cili beri edhe ai shqiponjën ne shenje mbështetjeje për shokët e ekipit.

 

Ndërkohë, gjoba prej 5 mije frangash u vendosen edhe për presidenten e shoqatës se futbollit te Serbisë Slavisa Kokeza dhe trajnerin Mlladen Krstajiç për komentet e tyre fyese pas humbjes 2 me 1 te premten. Zvicra, qe ka 4 pike pas barazimit me Brazilin dhe fitores me Serbinë, do te luaje ndeshjen e fundit te grupit me Kosta Riken.

Vazhdo të lexosh

Reklamë