E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Fier, kisha e Shën Gjergjit në Strum e lënë në mëshirë të fatit

Kisha e Shën Gjergjit në Strum, të  Fierit  një objekt i shkatërruar për vite me radhë ështe lënë në mëshirë të fatit.

 

E ndërtuar rreth vitit 1782 kisha ka  shërbyer si një vend i shenjtë për besimtarët e krishterë deri rreth vitit 1967, kohë kur, sipas At Spiro Pipës është mbyllur dhe për plot 23 vite ka qëndruar e tillë. Rreth viteve 90 kisha është shkatërruar dhe që atëherë në të nuk është vënë dorë.

 

Reklamë

Në ditën ndërkombëtare të monumenteve të kulturës dhe siteve arkeologjike, kjo kishë ka parë vizitorët e parë, pas shumë vitesh. Nxënës shkollash kanë parë nga afër rrënojat e kësaj kishe, ndërsa janë njohur edhe me projektin restaurues të saj, i cili sipas kryebashkiakes Majlinda Bufi, është hartuar në bashkëpunim me institutin e momenteve të kulturës.

 

Sipas Zonjës Bufit, për shumë kohë kjo kishë, ashtu si shumë të tjera, nuk ka pasur vëmendjen e duhur, jo vetëm nga pushteti vendor.

 

Ndërsa për drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koci, turizmi kulturor është një tjetër objektiv që duhet të realizohet, ndaj ndërhyrjet në të tilla objekte shihen si domosdoshmëri

Vazhdo të lexosh

Reklamë