Procesi i Vettingut pritet të japë rezultatet e para ne shkurt. Në Fier, ministrja e drejtësisë Etilda Gionaj, tha se në shkurt do mund të dalin te dhënat për drejtuesit kryesorë, por njëkohësisht edhe  anëtarët e Gjykatës Kushtetuese e të Gjykatës së Lartë. Me miratimin edhe të emrave për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, do të nisë zbatimi i reformës në drejtësi, tha Gjonaj.

 

“Sa më shpejt që të miratohet kjo listë, aq më shpejt do të mund të funksionojë sistemi i ri i drejtësisë”, u shpreh ministrja.

 

Gjonaj tha se në drejtim të zyrave të aluiznit dhe hipotekave janë vendosur njerëz të cilët përmbushin te gjitha kriteret. Por Gjonaj theksoi se nuk do të tolerohet asnjë shkelje ligjore, abuzimi me detyrën apo marrje ryshfeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *