E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bie nga skela, ndërron jetë 50-vjeçari në Fier

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të martë në qytetin e Fierit, teksa ishte duke punuar në ndërtesën e një shtetasi. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në lagjen “11 Janari”.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale B. D., i cili, duke punuar në banesën e F. Y., ka rënë nga skela e katit te dytë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 50-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Vazhdo të lexosh

Reklamë