Kronikë
Fier, arrestohet 36-vjeçari për trafik të lëndëve narkotike

Një 36 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Ndalimi i shtetasit me iniciale G.V është bërë në sajë të operacionit të koduar “Precizioni”.
Reklamë
Ndaj këtij shtetasi bëhet me dije se gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”.
Ndër të tjera kujtojmë se ky është një operacion që ka nisur para dy vitesh, dhe në kudër të tij janë vënë në pranga disa persona dhe është sekuestruar një sasi e madhe droge rreth 8.4 ton.
Ndërkohë ndalimi I 36-vjeçarit fierak e çon në 40 numrin e të arrestuarve, të cilët ishin pjesë e bandës së Met Kananit, i cili ndryshe njihet i ‘Eskobari shqiptar’.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




