Video · Vendi
Fier/ 17-vjeçari me ‘Land Rover’ përplas këmbësorin, 35-vjeçari në gjendje kritike
Rreth orës 11:00, në lagjen “Liri Gero” në Fier, një automjet me drejtues një shtetas 17-vjeçar ka përplasur një këmbësor rreth 35 vjeç. I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Reklamë
Grupi hetimor po punon për identifikimin e këmbësorit të dëmtuar dhe për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.
/vizionplus.tv
Më shumë video
Reklamë




