Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u takua me homologun e tij të Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, të martën në Uashington.
Megjithëse çështjet me interes dypalësh dominuan bisedimet, qeveria e SHBA shprehu shqetësimet e saj për arrestimet dhe protestat masive në Turqi.
Ky është reagimi i parë i Sekretarit Amerikan të Shtetit ndaj shtypjes së protestave nga qeveria turke.
Deri më tani, Uashingtoni është kufizuar në thirrjen për respektimin e të drejtave të njeriut.
Sekretari amerikan i Shtetit i kërkoi gjithashtu Turqisë të “mbështesë paqen në Ukrainë dhe Kaukazin e Jugut”.
Ai përgëzoi Ankaranë për “rolin e saj udhëheqës” në luftën kundër organizatës xhihadiste Shteti Islamik dhe përsëriti se ekziston “nevoja” për “bashkëpunim të ngushtë për të mbështetur një Siri të qëndrueshme, të bashkuar dhe paqësore” që nuk do të jetë “bazë për terrorizmin ndërkombëtar” apo “korridor për aktivitetet destabilizuese të Iranit”.
Nga ana e Ankarasë, sipas Ministrisë së Jashtme turke, të dy ministrat në çështjet e diskutuara në bisedën telefonike mes presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe presidentit amerikan Donald Trump të dielën e kaluar.
Po sipas ministrisë, “të dyja palët shprehën vullnetin e tyre politik për të hequr pengesat e bashkëpunimit në sektorin e industrisë së mbrojtjes dhe se do të zhvillohen bisedime teknike midis dy palëve për zgjidhjen e problemeve ekzistuese”.

Burime të Ministrisë së Jashtme turke raportuan gjithashtu se është ngritur çështja e vizitave në nivel të krerëve të shteteve që do të organizohen në periudhën e ardhshme.
Ankaraja dhe Uashingtoni theksuan rëndësinë e kontakteve me qeverinë siriane dhe shprehën vendosmërinë e tyre për të stabilizuar Sirinë dhe për të luftuar terrorizmin, sipas Ministrisë së Jashtme turke.
Të njëjtat burime raportuan se Hakan Fidan i tha Marco Rubios se duhet të ketë një armëpushim të përhershëm në Gaza dhe theksoi rëndësinë e kësaj çështje për paqen rajonale.
Gjithashtu u diskutuan përpjekjet për të siguruar një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës dhe Turqia mbështeti përpjekjet e SHBA në këtë drejtim.
Në fund u diskutua për procesin e paqes ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe u theksua rëndësia e madhe e Bosnjë-Hercegovinës për Ballkanin.
Në takim morën pjesë Sedat Onal, ambasadori i Turqisë në Uashington dhe Oncu Keçeli, drejtor i përgjithshëm i marrëdhënieve dypalëshe, drejtor i përgjithshëm i koordinimit të politikës së jashtme dhe zëdhënës i Ministrisë së Jashtme turke.
Burime të Ministrisë së Jashtme turke raportuan gjithashtu se është ngritur çështja e vizitave në nivel të krerëve të shteteve që do të organizohen në periudhën e ardhshme.
Ankaraja dhe Uashingtoni theksuan rëndësinë e kontakteve me qeverinë siriane dhe shprehën vendosmërinë e tyre për të stabilizuar Sirinë dhe për të luftuar terrorizmin, sipas Ministrisë së Jashtme turke.
Të njëjtat burime raportuan se Hakan Fidan i tha Marco Rubios se duhet të ketë një armëpushim të përhershëm në Gaza dhe theksoi rëndësinë e kësaj çështje për paqen rajonale.
Gjithashtu u diskutuan përpjekjet për të siguruar një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës dhe Turqia mbështeti përpjekjet e SHBA në këtë drejtim.
Në fund u diskutua për procesin e paqes ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe u theksua rëndësia e madhe e Bosnjë-Hercegovinës për Ballkanin.
Në takim morën pjesë Sedat Onal, ambasadori i Turqisë në Uashington dhe Oncu Keçeli, drejtor i përgjithshëm i marrëdhënieve dypalëshe, drejtor i përgjithshëm i koordinimit të politikës së jashtme dhe zëdhënës i Ministrisë së Jashtme turke./vizionplus.tv