E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Festuan ditëlindjen me alkool e drogë, pastaj qëlluan njeri-tjetrin me armë

Doli për të festuar ditëlindjen në një festë me drogë dhe alkool, por përfundoi i plagosur me një plumb në këmbë.

 

Policia ka zbardhur detajet lidhur me plagosjen e Rexhep Gjelit, i cili u qëllua nga shoku i tij mbrëmjen e së premtes në rrugën 5 Maji në Tiranë.

 

Reklamë

Autori i krimit është 18-vjeçari Kevin Cungu, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

 

Cungu është një emër i njohur për policinë pasi është vëllai i Markeljan Cungut, i cili grabiti dhe plagosi çiftin Laze në Allias. Ky i fundit  rezulton autori i rreth 700 vjedhjeve dhe grabitjeve në Shqipëri.

 

Kevin Cungu ka qenë së bashku me Rexhep Gjelin ku kanë nisur të festojnë ditëlindjen e këtij të fundit.

 

Dyshohet se pasi kanë konsumuar alkool dhe drogë kanë nisur te debatojnë mes tyre.

 

Cungu i ka kërkuar që të dalin për sqarim dhe pastaj e ka qëlluar me armë zjarri në këmbë. Policia ka marrë në pyetje familjarë të autorit si dhe ka bërë një kontroll në banesën e tij.

 

Cungu ka qenë i dënuar më parë me 2 vite burg për plagosje. Gjithashtu, sipas burimeve ka qenë i ndaluar edhe në Belgjikë për plagosje.

Më shumë video

Reklamë