Subscribe

Mbrëmja e 31 dhjetorit mbledh të gjithë familjen rreth tryezës tradicionale për të festuar natën e ndërrimit të viteve.

 

Për t’i paraprirë këtij momenti, Vizion Plus ka rezervuar një programacion të veçantë dedikuar të gjithë shqiptarëve, për ta mbyllur siç duhet kapitullin e vështirë të 2021-shit .

 

Mëngjesi nisi me “7 pa 5”, në një puntatë speciale plot surpriza.

 

XHOI MALËSIA

MODERATOR

“Ne si gazetarë gjatë gjithë vitit vrapojmë pas lajmit, në datë 31 ne do të bëjmë një përjashtim, nuk do të vrapojmë pas ngjarjeve por pas njerëzve.”

 

ALMA ÇELAJ

MODERATORE

“Unë do të zbuloj shuam pak duke qenë se jam e bindur që atë mëngjes do të jenë të gjithë duke na ndjekur. Ne çdo mëngjes kemi hyrë në shtëpitë e shqiptarëve me shumë dashuri ua kemi vjedhur zemrat me lezet them unë.”

 

LIVIA KOLA

MODERATORE

“Pas këtyre dy viteve shumë të vështira shpresoj të kemi një vit shumë të mirë  vetëm me bekime. Të them të vërtetën unë do bëj një urim për të gjitha zemrat atje jashtë që na ndjekin.”

 

Në orën 15 e 30 për të gjithë të rinjtë  vjen “Next” për t’ju informuar rreth  teknologjisë, show bizit, kinemasë e të tjera.

 

ELVI NUHU

MODERATOR

“Next” si çdo vit do të vij me një puntatë më të zgjatur. Do të jemi rreth një orë ku do të sjellim informacione, filmat më të mirë, kinema, teknologji, gjërat më të mira të vitit.”

 

GRETA ALLUSHI

MODERATORE

“Viti 2021 dhe 2020 ishin vite jo shumë të mirë kështu që urojmë që viti 2022 të jetë një vit sa më i mirë dhe me shëndet se të paktën vitet e fundit e kemi provuar këtë.”

 

Pasditet kalohen vetëm në studion e ngrohtë të Evi Reçit, ku “Vizioni i Pasdites” rezervon një udhëtim për rreth 2 orë nga Shqipëria në Kosovë, me të ftuar speciale.

 

EVI REÇI

MODERATORE

“Vizioni i Pasdites do të ketë një programacion prej dy orësh. Në fakt do të ndahet në dy pjesë në Shqipëri dhe në Kosovë. Në Shqipëri jemi fokusuar te fëmijët ndërsa në Kosovë do të na presin shumë personalitete shumë të njohur që do të na hapin shtëpitë e tyre.”

 

Në orën 19:45 Goni dhe Xhefri ju presin në emisionin satirik “Fake off” për të mbyllur një vit plot zhvillime.

 

AGRON LLAKAJ

MODERATOR

“Në puntatën e fundit do të bëjmë një paradë të gjithë ngjarjeve më pikante të vitit që kanë ndikuar dhe në jetët tona. Dhe si e tillë do vijë si një buqetë satirioko-humoristike.”

 

XHEVAHIR ZENELI

MODERATOR

“Unë ju uroj të gjithë shqiptarëve një vit sa më të mbarë dhe vetëm shëndet. Se po ka shëndet të tjerat shkojnë e vijnë.”

 

Nga ora 21:00 “ Këngëzuar” do t’ ju shoqërojë për orë të tëra, me muzikë të lehtë dhe popullore, me interpretimet e artistëve më të mirë.

 

KLEA HUTA

MODERATORE

“Ashtu si vjet dhe këtë vit do sjellim ndërveprim me lojëra muzikore dhe kuriozitete. Padyshim që urojmë ti kënaqim gjithë shqiptarët dhe i uroj një vit sa më të mbarë.”

 

“Këngëzuar” do të udhëtojë në të gjitha krahinat e Shqipërisë, ndërsa artistët më të dashur shqiptarë, urimin më të mirë do ta përcjellin nëpërmjet këngës.

 

VALBONA MEMA

KENGETARE

“Për mua është një përgjegjësi dhe nder që këtë natë ta ndaj me gjithë dashamirësit e “Këngë Moj”

 

ERVIS BEHARI

KENGETAR

“Në “Këngë Moj” gjithmonë është emocion. Sot është nata e ndërrimit të viteve dhe po lëmë mbrapa një vit le të themi me probleme.”

 

AUREL THËLLIMI

KËNGËTAR

“Është festa e fundvitit mezi e pritëm, dh ne mezi e pritëm për të sjellë sado pak sadisfaksion në familjet shqiptare se ky është dhe misioni i muzikës.”

 

Një  janari do të sjellë “Jonida’s Room” në orën 19:35. Ndërsa në mbrëmjen e parë të vitit të ri nuk do të mungojë humori qe sjell “Brava, Non-Brava 2022”.

 

AGRON LLAKAJ

MODERATOR

“Data 1 na koeçidoi shumë bukur, si nj fillim i mbarë si në ogur. Ku ka më bukur se ta fillosh vitin me humor. Në fund të fundit ky është qëllimi dhe misioni ynë.”

 

INGER SKURA

MODERATORE

“ku ka më mirë se mbrëmjen e parë të vitt ta nisim bukur, qeshur duke festuar si një familje e madhe.”

 

KEJDI GJISHTO

AKTOR

“Një natë pas ndërrimit të viteve kemi menduar të sjellim një ëmbëlsirë shumë të mirë një bakllava shumë të shijshme. Kemi punuar shumë fort për të sjellë humor.

 

ORI BICI

AKTORE

“Al Pazar do t sjellë atë që di të bëjë më mirë humor në shtëpitë shqiptare.”

 

Në datën dy  janar, “Armiku i Popullit” vjen në orën 19:30  për të sjellë një kolazh të pjesëve më pikante të këtij sezoni.

 

REZART PRIFTI

MODERATOR

“Do jetë një përmbledhje e gjërave më pikante të vitit që stafi, regjisori dhe unë si prezantues kemi sjellë. Gjithashtu do kemi dhe gafat e mia gjatë sezonit.”

 

Mbrëmja do t’i dedikohet “Nëntorit të shqiptarëve”, ngjarjes më të rëndësishme të një viti plot zhvillime.

 

Por, maratona programore e Vizion Plus do t’ju shoqërojë edhe në 3 Janar, pasi në orën 21:00 do të jete muzika e përzgjedhur e koncertit “Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *