E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Festojnë ditëlindjen në mal, por djegin pyllin nga pakujdesia

Shkojnë të festojnë ditëlindjen e një mikut të tyre, por i vendosin zjarrin nga pakujdesia pyllit me pisha.

 

Ngjarja ka ndodhur pasditen e të premtes në afërsi të pikës turistike të malit të Moravës.

 

Reklamë

Zjarri është izoluar nga shërbimi zjarrfikës i ndihmuar dhe nga qytetarë korçarë, por është aktivizuar sërish mëngjesin e sotëm duke shtuar kështu sipërfaqen e djegur. Fatmirësisht flakët falë nderhyrjes në kohën e duhur nuk kanë përshkruar sipërfaqe të mëdha.

 

Por ajo çfarë shqetëson shërbimin zjarrfikës është fakti se herë pas herë në kodrat e qytetit, por dhe në malin e Moravës persona të ndryshëm që preferojnë këto zona edhe nga pakujdesia i kanë vënë flakën masivit pyjor duke djegur kështu sipërfaqe jo të vogla.

 

Nga zjarri i një nate më parë në vendngjarje kanë mbetur shishet e birrave e deri te torta e adoleshëntit që ka festuar ditëlindjen me miqtë e tij.

 

Policia po heton për rastin por deri tani nuk ka treguar më shumë, nese kemi të bëjmë më një zjarr të qëllimshëm apo nga pakujdesia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë