E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Festohet Kurban Bajrami, mijëra besimtare mbushin qëndrën e Tiranës

Myslimanet kremtojnë sot festen e Kurban Bajramit

Mijëra besimtarë u mblodhën për të falur së bashku namazin e kurban Bajramit në sheshin Skëndërbej  .

Para faljes së namazit u zhvillua një ceremoni me lexim Kur’ani, ligjërata dhe përshëndetje.

Kryetari i KMSH-së, Skënder Bruçaj bëri thirrje për më shumë dashuri, mëshirë dhe bujari në mënyrë që shoqëria të mos përjetojë vuajtje dhe tragjedi.

Reklamë

 

 

Besimtarët uruan për për më shumë begati dhe mirësi.

Pas faljes, besimtarët myslimanë u janë drejtuar vendeve të caktuara për therjen e Kurbanit. Tradita profetike kërkon ndarjen e mishit në disa pjesë, të cilat përdoren për familjen si dhe për të afërmit, komshinjtë dhe më së shumti, për të varfërit.

Pjesë e ritualit të kurban bajramit është dhe ndarja e ëmbëlsirave si dhe shkëmbimi I vizitave. Kurban bajrami shenon nje prej festave me te rendesishme te kalendarit te besimit islam.

 

Sipas riteve nje pjese e mishit te kurbanit u dhurohet te varfërve.

 

Ne familjet myslimane kurban bajrami shoqërohet me gatime te veçanta dhe vizita mes te afërmeve. Kurban bajrami shenon nje prej festave me te rendesishme te kalendarit te besimit islam.

 

Më shumë video

Reklamë