E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Festohet 73-vjetori i çlirimit të atdheut

Krerët më të lartë të shtetit kanë përkujtuar sot 73 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë.

 

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Rama, ministra, politikanë, veteranë dhe familjarë të dëshmorëve kanë nderuar në varrezat e dëshmorëve, kujtimin e atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit.

 

Reklamë

Gjatë ceremonisë në varrezat e dëshmorëve u vendosën kurora në kujtim të të rënëve për liri.

 

Një orë më vonë, ishin drejtuesit e LSI ata që zhvilluan homazhe. Monika Kryemadhi u shpreh se fitoren e bën vullneti dhe dëshira, e jo numrat dhe armët.

 

Ne varrezat e dëshmorëve nuk munguan as komunistet te cilet parakaluan me fotot e diktatorit Enver Hoxha. Opozita ka paralajmëruar ndryshimin e ligjit për te dënuar me burg çdokënd qe përdor simbolet e diktaturës por kjo nisem ende nuk është konkretizuar.

 

Ndërkohë pasdite ne aktivitetin e ministrisë së mbrojtjes për 73 vjetorin e Çlirimit kryeministri Rama tha se heronjtë janë shembull frymëzimi. Shefi i qeverise  u shpreh se aspirata e kahershme drejt anëtarësimit ne BE është një objektiv kryesor i qeverisë.

 

Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka dekoroi katër ushtarake te forcave tona të armatosura.

Më shumë video

Reklamë