E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Festohen Pashkët/ Begaj uron besimtarët nga Korça: Drita e saj ndriçoftë mendjen dhe zemrat

 

Presidenti Bajram Begaj iu ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve të ortodoksë. Nga Korça, kreu i shtetit uroi që drita e kësaj dite të mund të ndriçojë zemrat dhe mendjet e të gjithëve.

 

 

Reklamë

“Uroj për të gjithë shqiptarët, që kjo pashkë ardhtë e mbarë, e bardhë dhe drita e saj ndriçon, mendjen dhe zemrat e tyre. Gëzuar Pashkët!”, tha Begaj.

 

 

Pashka është  dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë, e cila ka simbolet e saj si veza e kuqe, bukën e ëmbël, flakën e shenjtë dhe mishin e qengjit. Në mesnatë besimtarët kanë mbushur kishat në të gjithë vendin, ku kanë ndjekur meshën e ngjalljes së Krishtit.

Më shumë video

Reklamë