Tirana priti festivalin më të madh të inovacionit për rajonin e Ballkanit “INN Fest 2019” ,ku shumë kompani nga të gjithë bota sollën risitë më të fundit teknologjike.

 

Erion Veliaj u shpreh se teknologjia është një mënyrë për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve.

 

 

ERION VELIAJ

 

KREU I BASHKISE SE TIRANES

 

“Dita më e rëndësishme është dita pas konferencës sepse shohim sa do zbatohen ato që themi, sa përkthehen në investime konkrete, i cili më pas materializohet në një produkt që testohet në treg. Një nga avantazhet e të qenit vend në zhvillim është se ne mund të kalojmë disa faza të industrializimit; pra, Tirana nuk ka më nevojë të mendojë sesi do të bëjë atë që bëri Viena apo Zagrebi me autobusët me kabllo elektrike sepse sot është koha e autobusëve elektrikë, mund të kalojmë direkt aty

 

Kryebashkiaku nënvizoi se Piramida do të transformohet në qendrën më të madhe të teknologjisë .

 

 

“Sot, më vjen ta keq them, nuk mjafton 10-ta dhe anglishtja nëse nuk dimë kompjuterin. Ndaj, ky investim është në të mirën edhe në të ardhmen e këtij qyteti. Ajo që duam të bëjmë është që çdo vit të trajnojmë deri në 5 mijë fëmijë nga mosha 6 deri në 18 vjeç. Do të shfrytëzojmë hapësirën e Piramidës për disa nga këto kompani ose start up-e, të cilët do të kenë mundësi të ‘inkubohen’ aty, por edhe të rekrutojnë talente nga të diplomuarit në Piramidë”.

 

 

INN Fest 2019 është krijuar me synimin e mbështetjes, investimit dhe zhvillimit e ideve të reja inovative.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *