Subscribe

Mes duartrokitjeve, në qytetin e Pogradecit u mbyll edicioni  i 11-të i “Festivalit Ballkanik të Filmit”, ku për pesë netë me radhë u sollën në kinema të hapur 40 prodhime ballkanike të regjisorëve nga më të vjetrit e deri te studentët.

 

Drejtori i filmit, Eno Milkani, përshëndeti vlerësimet e jurisë.

 

ENO MILKANI

DREJTOR FILMI

“Jam shumë i kënaqur me filmat që kemi zgjedhur, me çmimet që ndau juria e festivalit, për filmin e Lindita Zeqirajt për fotografinë më të mirë, për filmin maqedonas si filmi më i mirë, për filmin e Gjergji Xhuvanit, për atë shpirtin ballkanik për të cilin mori dhe çmimin.”

 

Çmimi për filmin më të mirë shkoi për prodhimin “Efekti i Lumturisë”, nga regjisori i Maqedonisë së Veriut, Borjan Zafirovski.

 

BORJAN ZAFIROVSKI

REGJISOR

“Në këtë festival unë kam sjellë filmin tim të fundit. Ai quhet “Efekti i Lumturisë”, i cili është vënë në skenë dy ditë më parë. Audienca mendoj se e pëlqeu. Kjo është hera ime e parë në Pogradec, ndaj për ketë arsye mendoj se do jetë dhe qyteti im i fatit.”

 

Kinematografia më e mirë shkoi në Kosovë për “Aga’s House”, çmimin e të cilës e tërhoqi aktori Basri Lushtaku

 

BASRI LUSHTAKU 

AKTOR

 “Ky film është realizuar para disa vitesh dhe kjo është hera e parë që po vij në Pogradec, si aktor dhe është hera e parë që vij si aktor. Për ta realizuar filmin janë dashur 42 ditë, një punë e jashtëzakonshme edhe pse ka qenë një angazhim shumë i madh që është bërë për këtë film.”

 

Sllovenia u vlerësua për filmin më të mirë të shkurtër, çmimi “Best Ballkan Spirit” shkoi për “My Lake” të Gjergj Xhuvanit ndërsa çmimi i “Animacionit” u dha për Turqinë.

Edhe në këtë edicion pjesëmarrësit nga  Ballkani u njohën me sitet më të bukura të Pogradecit dhe Korçës, në kuadër edhe të promovimit të këtyre qyteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *