Subscribe

Në ditën e Bajramit të Madh, miliona besimtarë kanë mbushur xhamitë nëpër vende të ndryshme të botës duke shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Pamje jo të zakonshme vijnë nga Bangladeshi ndërsa njerëzit kanë pushtuar mjetet e transportit duke u futur edhe nga dritarja për shkak të numrit të madh te atyre qe festojne.

 

Ndërsa në Pakistan festa e bajramit eshte shoqeruar edhe me festivalet e zbukurimit. Atmosfrera e festës ndihet edhe në Indonezi, vendi me 260 milionë banorë që ka komunitetin më të madh të muslimanëve në botë.

 

Një numër rekord prej 140 mijë besimtarësh i është bashkuar festimeve edhe në Birmingham në Britaninë e Madhe.

 

Edhe në Turqi besimtarët kanë pushtuar xhamitë në faljen e namazit të Bajramit. Ndërsa në Zelandën e Re besimtarët agjërojnë edhe te marten duke u bazuar në llogaritjet sipas hënës.

 

Shumë besimtarë e shfrytëzojnë këtë festë edhe për të dhuruar, sepse i gjithë muaji i Ramazanit përbën në vetvete një kohë reflektimi. Agjërimi, tipari kryesor i tij, është një prej 5 shtyllave të Islamit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *