E shtunë, 26 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 minuta më parë
Vendi

Festë e ndërgjegjësim ndaj mjedisit me Telekom Electronic Beats

Këtë verë, Telekom Electronic Beats ka menduar posaçërisht për fundjavat. Për herë të parë organizohet festa e bregdetit që përmban një qëllim social.

 

Këtë të shtunë, në plazhin e Jalës festa do vijë si shpërblim, pasi të jetë realizur pastrimi nga mbetjet e të ashtuquajturit gjiri i pasqyrave.

 

#Përplazhin_Cocktails është një nga shumë kategoritë e festave me qëllim të mirë që fushata “këta jemi ne” përmban.  Pas festës me libra që u zhvillua pak ditë më parë në Tiranë, kjo jep mesazhin e kujdesit ndaj mjedisit dhe dashurinë për natyrën, sidomos drejtuar brezit të të rinjve.

 

Pasi të jetë pastruar Gjiri i pasqyrave do bëhet festa në kampingun e Jalës ku do përformojë këngëtari Vlashent Sata dhe Dj Oda nga Kosova.

Vazhdo të lexosh