E premte, 18 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 orë më parë
Vendi

Festat e fundvitit, policia shton masat e sigurisë

Ilustrim · Vizion Plus

Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar masat e sigurisë dhe patrullat për të shmangur incidentet që mund të ndodhin gjatë ditëve festive për shkak të shtimit të këmbësorëve dhe automjeteve.

 

Sipas policisë shtimi i kontrolleve policore në formën e patrullimit dhe monitorimit në disa segmente rrugore të cilat nga analizat e aksidenteve janë evidentuar si “njolla të zeza” për shkak të rrezikshmërisë dhe pasojave që kanë sjellë here pas here këto ngjarje rrugore.

 

Informacionet bëjnë me dije se deri më tani janë evidentuar dhe proceduar 67 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve, si dhe janë këshilluar shumë këmbësor që të përdorim vendkalimet e përcaktuara, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar kur kapërcejnë rrugën, veçanërisht natën.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh