E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Festa kthehet në tragjedi, humb jetën 33-vjeçari në Greqi

Një festë është kthyer në tragjedi mëngjesin e kësaj të premte në Kretë, Greqi.

I riu është përfshirë në një aksident, pasi po kthehej në shtëpi pas një feste me miqtë e tij.

Siç raportojnë mediat greke, 33 vjeçari ka humbur kontrollin dhe biçikleta me të cilën po udhëtonte ka dalë nga rruga e më pas është përplasur me një shtyllë betoni.

Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga policia rrugore e Chanisë. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë