Subscribe

Kryeqyteti i ditës së verës, Elbasani mirëprit sot me mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria në këtë ditë festë që simbolizon nisjen e pranverës.

I zbukuruar me ngjyra dhe plot aktivitete, Elbasani sot ishte më i zhurmshëm se asnjëherë.

Lexo edhe :

Related Posts

Nga ekskursionet në natyrë, karnavalet e fëmijëve, paradat e grupeve muzikore, panaire me ushqime të ndryshme tradicionale, ku sigurisht nuk munguan ballokumet, në qytetin e luleve sot gjeje cdo gjë.

Këtë atmosferë feste, të vegjlit janë ata që e shijuan më shumë.

Ndërsa qytetarët urojnë që kjo pranverë të sjellë më shumë begati për të gjithë.

Pjesë e festes është edhe vendosja në dorë e “verores”, një byzylyk prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e pare.

Festimet për Ditën e Verës nisën që një natë me parë, me një koncert që mblodhi në sheshin kryesor të qytetit me mijëra qytetatre./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *