E shtunë, 31 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Festa e mollëve në Korçë, fermerët: Prodhimi i këtij viti më i pakët

Për të disatin vit radhazi, është mbajtur Festa e Mollës në Dvoran të Korçës. Fermerët kanë patur arsye për të festuar, pasi çmimi i frutit të mollës ka shkuar deri në 80 lek kg, pothuajse dyfishi i vitit të kaluar

Ferdinand Ali, një fermer i fushës së Dvoranit tregon se pavarësisht çmimit të lartë, rendimenti i këtij viti është i ulët për shkak të ngricave në fillim të pranverës.

Reklamë

Ndërkohë një turiste amerikane ka gatuar ëmbëlsira të ndryshme me mollë. Ajo thotë se lekët që do të përfitohen nga shitjet e këtyre ëmbëlsirave do të shkojnë për restaurimin e një klase të shkollës së fshatit.

“Kemi shumë ëmbëlsira me bazë mollën. Së bashku me studentët e mi kemi sjellë variacione të ndryshme ëmbëlsirash për të afruar kështu klientët për t’i provuar dhe pse jo dhe për t’i blerë. Me të ardhurat që do të mbledhim nga shitja e tyre kemi një mision shumë të rëndësishëm për të përmbushur. Ne duam që këto para të shkojnë për restaurimin e një klase në shkollën e fshatit”, thotë Victoria Valles.

Në qarkun e Korçës janë rreth 4 200 hektarë me mollë të variteteve të ndryshme, ndërsa vitet e fundit prodhimi po eksportohet drejt vendeve të rajonit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë