Subscribe

Këtë vit urimi i politikanëve kryesorë për festën e Fier Bajramit, këtë ishte i veçantë. Në vend të urimeve tradicionale, ata kanë zgjedhur të përcjellim mesazhin përmes sureve nga Kurani. Kryeministri Edi Rama, në postimin e tij në Facebook, uron duke cituar librin e shenjtë të myslimanëve:

“Besimtarë qofshi ju dëshmitarë të drejtë. Që asnjë urrejtje mos t’ju shtyjë në krahët e padrejtësisë. Praktikoni drejtësinë, kjo është përshpirtshmëri e vërtetë.”

Në pragun e selisë së Komunitetit Mysliman, edhe kreu i opozitës Lulzim Basha ka zgjedhur të recitojë një tjetër sure.

Presidenti i Republikës Bujar Nishani shprehet se kjo festë u shqërben të gjithëve për të larguar nga vetja urrejtjen, ndasitë dhe përçarjet e panevojshme, duke i afruar njerëzit edhe më tepër me njëri-tjetrin.

Më i ndërgjegjshëm në mëkatet e politikës u tregua deputeti socialist Pandeli Majko, i cili tha se në ditë të tilla feste politikanët duhet qëndrojnë në kokulur.

Si kryetar i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj foli për solidaritet mes njerëzve. Por kujtoi edhe punimet që po bëhen për ndërtimin e xhamisë së re, atë të Namaszgjasë.

Selia e Komunitetit Mysliman në Tiranë është vizituar nga njerëz të zakonshëm, zyrtarë dhe përfaqësues të besimeve të tjera, për të përcjellë urimin me rastin e festës së Fiter Bajramit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *