Subscribe

Recetat e vjetra të gatimit të Shqipërisë së Mesme, janë sjellë këtë fundjave me mjeshtëri në Festës e Fërgesës, e cila u organizua në fshatin Surrel të Tiranës. Një prezantim ky që sipas kryebashkiakut Veliaj, synon të kthehet ne tradite.

 

 “Sot nis një risi, e cila mund të kthehet në traditë dhe në fakt, e kemi vetë në dorë: tradita bëhet kur ia tregojmë dikujt këtë histori dhe rikthehemi prapë këtu. Siç i bëjmë njëri-tjetrit tag në fotografi, do të ishte mirë t’i bëjmë tag Tiranës nga një festë e tillë, diku me gjelin, diku me vajin e ullirit, diku tjetër me fërgesën apo me domaten e zezë. Ne jemi vërtet të bekuar sepse sot Tirana urbane është rrethuar nga kjo kurorë e fshatrave. Shpresoj që ky fshat do të rrisë këtë që lindi sot, për t’u rikthyer vit pas viti për të treguar histori”,

 

Veliaj tregoi edhe raste, ku falë promovimit të produkteve të zonës, ka përfituar ekonomia lokale.

 

  “Disa herë kemi pasur debate nëse promovimi i kulturave lokale, i konsumit të produkteve vendase ka duk apo është vetëm një gjë momentale. Një nga studimet që kemi bërë është historia e Baldushkut. Nisi si një mini marketing që po bënim për gjelat e Baldushkut. Kur llogaritëm që shitja e gjelave kishte shkuar në nivelin 4 milion euro, do të thotë që është mjaftueshëm për të gjitha ekonomitë që rrisnin tufa 100-200-250 gjela për të jetuar gjithë pjesën tjetër të vitit me dinjitet”, tha ai, teksa u bëri thirrje qytetarëve që të konsumojnë më shumë produkte të zonës, duke ndihmuar në këtë mënyrë edhe ekonominë vendase. Kur ti blen një produkt vendas, nuk po blen vetëm drekën ose darkën e Vitit të Ri, por po blen edhe rrobat e shkollës dhe librat dhe ushqimin për një familje gjatë një viti. Atëherë ndryshoi komplet mënyra se si u prezantua historia e Baldushkut”

 

Në fund të festës u shpërndanë edhe certifikatat për pranimin e dy shefave të kuzhinës, Ismet Shehu dhe Ilir Hysajt në “ Aleancën e Shefave Slow Food”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *