E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Fermerët “thyejnë” karantinën/ Në fshat njerëzit vijojnë pa ndërprerje punët e stinës

Ky është Mazllëm Çeliku, nga fshati Kurdari, në Klos. Në këto ditë të para pranvere, ai ka vendosur që të thyej urdhrin e autoriteteve për izolim dhe të dalë në fushë për të punuar vreshtën e tij.

 

Reklamë

Mazllemi tregon se kjo vreshtë është i vetmi burim të ardhurash për familjen e tij dhe se nuk mund ta lë pas dore pavarësisht situatës.

 

Të shumtë janë edhe fermerët e tjere, të cilët i sheh në fusha duke punuar tokat. Madje disa prej tyre, nuk evitojne as grumbullimet pavareshit rrezikut që u kanoset nga virusi Covid-19.

 

Por situata mbetet e njejtë dhe në fshatrat e tjera të vendit. Në Donofros të Beratit, të gjithë banorët po i  kalojnë këto ditë karantinimi, duke punuar tokat e tyre.

 

Madje disa prej tyre duket se e kanë marrë me sportivitet situatën.

 

 

Më shumë video

Reklamë