E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Fermerët protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë: Duam subvencione

Fermerë nga zona të ndryshme të vendit janë mbledhur në protestë përpara Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, duke kërkuar rritje të subvencioneve dhe rikthimin e mbështetjes për naftën.

Të pajisur me pankarta dhe thirrje të forta, protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj politikave aktuale në sektorin bujqësor. Mes mesazheve kryesore që binin në sy ishin: “Stop importit të qumështit”, “Formalizoni tregun e bulmetit” dhe “Respekt për prodhuesit vendas”.

Sipas fermerëve, kostot e prodhimit janë rritur ndjeshëm, ndërsa mbështetja nga shteti mbetet e pamjaftueshme.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë