Ditë të vështira brenda rrethimit të fermës Vip. Tetë personazhe vijojnë të jenë në televotim për më të preferuarin ndërsa agai po stërvit fermerët për sfidën e radhës. Cilët do të jenë personazhet që kanë tërhequr më pak vëmendje dhe simpati përtej izolimit?
Mbrëmja e sotme në ekranin e Vizion Plus, do të sjellë një spektakël me të gjithë elementët e një bashkëjetese që tashmë ka kaluar në një nivel më të lartë vështirësie.
Buxheti i përgjysmuar ka provokuar edhe më shumë durimin e konkurentëve. Të kufizuar me llogaritjet por me shpresë në prodhimet e serës. Ndërsa pas dështimit me përgatitjen e bulmetit, ka patur sinjale për rikthim në bazë.
Mungesa e kryefermerit e ka bërë edhe më të vështirë ndarjen e punëve por ndërhyrja e agait me detyra dhe sfida, i ka dhënë një tjetër dinamikë zhvillimeve në fermë. Përshëndetjet nga fansat nuk kanë munguar edhe gjatë këtyre ditëve.
Dhe ndërkohë, me Mariana Kondin dhe Florjan Agalliun në krye, po përgatitet një surprizë për publikun, gjatë prime-t që nis në orën 21:00 në ekranin e Vizion Plus.
Deri atëherë, ju mund të ndiqni çdo detaj të përgatitjeve të fundit, në dy kanalet e platforëms digjitale Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2. /vizionplus.tv





