Subscribe

Ndërsa afati i aplikimeve për naftën pa akcizë është shtyrë deri në datë 30 mars, dhjetëra fermerë në Korçë po nxitojnë për të përfunduar procedurat me qëllim që të përfitojnë subvencionin.

 

Si pasojë, në zyrat e Drejtorisë Tatimore janë shkaktuar radhë të gjata. Të revoltuar fermerët thonë se po sorollaten, pasi prej ditësh po qëndrojnë në pritje dhe nuk po marrin shërbim.

Fermeri 1: Po pres te marr niptin. S’ka dal emri thonë. Për herë të parë. Ta nxjerrin listën në xham.

 

Fermeri 2: Kam 3 javë që pres këtu. Për aplikimin për naftën. Jo sot, jo nesër na gënjejnë. Nga Dvorani çdo ditë.

 

Fermeri 3: Për niptin. Nuk i kane bëre. S’ka letër. Përderisa s’ka administrate o s’ka letër o nuk e bëjnë punën.

 

Shkak për situatën sipas autoriteteve është bërë sistemi, i cili nuk lejon më shumë se 70 aplikime në ditë

 

DANIELA LIÇO
DREJTORESHE E TATIMEVE, KORÇE

“Për shkak të kërkesave të larta të fermerëve ka dyndje, ne nuk mund të pajisim më shumë se 70 fermerë sepse aq gjeneron sistemi tek tatimet.”

 

Nëse një vit më parë kanë përfituar naftë më shumë se 4000 fermerë, nga 16 mijë në total që ka ën total qarku i Korçës, deri tani kanë aplikuar më shumë se 5300 fermerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *